Dështoi me Boniface, Milani arrin akordin me sulmuesin e Sportingut

Pas dështimit të tratativave për Victor Boniface, Milan ka kthyer menjëherë vëmendjen te një tjetër emër për sulmin: Conrad Harder. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje paraprake me Sporting Lisbona për sulmuesin danez të lindur në vitin 2005, me një operacion që pritet të mbyllet për 27 milionë euro, përfshirë bonuset.

Agjenti i lojtarit u pa mëngjesin e sotëm në Casa Milan, ku zhvilloi një takim me drejtuesit kuqezinj Giorgio Furlani, Igli Tare dhe trajnerin Massimiliano Allegri, për të diskutuar lëvizjet e radhës në merkato, me prioritet blerjen e një sulmuesi të ri.

Harder, i afruar nga Sporting vetëm sezonin e kaluar për të qenë pasuesi i Gyokeres, ishte në qendër të zërave edhe nga Rennes gjatë orëve të fundit. Megjithatë, sapo u informua për mundësinë e transferimit në Milano, lojtari ka pezulluar negociatat me klubin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?