Dështoi me Kukësin, trajneri Milinkovic fiton kampionatin në Malin e Zi

Mladen Milinkovic është një emër shumë i njohur në Shqipëri. Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, spikati sidomos në radhët e bluzinjëve. Së fundmi trajneri serb ka fituar një trofe shumë të rëndësishëm në karrierë pasi është shpallur kampion në Malin e Zi me skuadrën e Buduçnostit të Podgoricës, drejtimin e së cilës e mori në nëntor të vitit të kaluar.

Falë një ecurie fantastike në kampionat sidomos pas gjatë javëve të fundit, skuadra e Milinkovic është shpallur zyrtarisht kampione, 6 javë para fundit të sezonit, pasi diferenca me Sutjeskan e vendit të dytë është 20 pikë.

Fitorja minimale e Buduçnostit në transfertë në derbin ndaj Kom Podgoricas e shoqëruar me humbjen e Sutjeskas ndaj Istras po me shifra minimale vulosi suksesin e skuadrës së Milinkovic, që tashmë do të luajë në paraeliminatoret e Champions League me Buduçnostin e tij.

SHKARKO APP