Dështon transferimi i Strakoshës te United, por kalon te një tjetër klub i Premier League
Mediat angleze si zakonisht në merkato nuk është se janë shumë të sakta. Ditët e fundit u bë thuajse e kryer për transferimin e Thomas Strakoshës te Manchester United, por në realitet nuk do të ndodhë kështu.
Gazetari Fabrizio Romano (shumë i saktë në informacione) së fundmi raporton se gardiani i Kombëtares sonë do të transferohet te Brentford. Strakosha do të shkojë si futbollist i lirë, ndërkohë që sot do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratë.
Portieri shqiptar në këtë mënyrë realizon ëndrrën për të luajtur në Premier League. /R.Lika-Koha Jonë/
Excl: Brentford FC are set to sign Thomas Strakosha on free transfer. It’s agreed and set to be completed with medical tests now ongoing, here we go. 🚨⚪️🔴 #BrentfordFC
Strakosha left Lazio as free agent and he’s now heading to Premier League, his biggest dream. pic.twitter.com/7rdevzmpJ5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
KOHA JONË SONDAZH

