Dest bën gati valixhet te Barcelona, Chelsea gati që ta rrëmbejë në janar
Barcelona është e detyruar që në këtë merkato të lirohet nga disa futbollistë për shkak të problemeve financiare. Në listën e largimeve është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Serginho Dest.
Për amerikanin interesohen klube të mëdha të Europës si Bayern Munich, Chelsea apo edhe Atletico Madrid, teksa Barcelona nga ana e saj është e gatshme të ulet dhe të bisedojë të ardhmen e lojtarit.
Kampionët e Europës janë skuadra më e gatshme, pasi kërkojnë një mbrojtës krahu. Dest ndihet i lumtur në Katalonjë dhe aktualisht kërkon të qëndrojë me çdo kusht te katalanasit, duke prishur në këtë formë edhe planet e drejtuesve të Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

