DETAJE/ “Të pres fytin”, identifikohet babai i futbollistit që kërcënoi me thikë trajnerin e Tiranës

Identifikohet babai i futbollistit 17-vjeçar të Tiranës, që goditi me grushte e sulmoi me thikë pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, trajnerin Migen Memelli.

“BalkanWeb” mëson se autori i ngjarjes është shtetasi Abdyl Çejku, prindi i njërit prej futbollistëve, i cili e ka sulmuar trajnerin pogradecar pak pas stërvitjes së mëngjesit.

Shkak për këtë sulm mësohet se është bërë mos përfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur për tu vetëmbrojtur. E në sherr e sipër agresori ka nxjerrë thikën për ta qëlluar, por fatmirësisht trajneri është shmangur, duke mos marrë asnjë plagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa tentonte ta qëllonte me thikë, agresori është dëgjuar të thotë: “Te pres fytin”.

Pas këtij momenti trajneri ka bërë kallëzim penal në komisariatin nr.6 në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?