DETAJET/ Champions League me 4 ndeshje më shumë në vitin 2024, ja si pritet të funksionojë
Skuadrat pjesëmarrëse në Champions League do të duhet që të luajnë 4 ndeshje më shumë duke filluar nga viti 2024, teksa drejtuesit e futbollit evropian kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e turneut. Gazeta “The Times” raporton se Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe figura të larta në UEFA kërkojnë zgjerimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube duke ngushtuar edhe më shumë ditët e ndeshjeve të ekipeve.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar se si do të shtohet numri i tyre, për momentin qarkullojnë hipoteza të ndryshme. ECA fillimisht kishte menduar që të shtonte 10 ndeshje shtesë në Ligën e Kampionëve në mënyrë që të rriste numrin e ndeshjeve të skuadrave të mëdha mes tyre. Gjithsesi ky format i ri duket se i ka kënaqur në fund.
Ekziston mundësia që UEFA të ketë menduar për tetë grupe nga katër që janë aktualisht, ose gjashtë me nga gjashtë skuadra, në mënyrë që të shtohen katër ndeshjet shtesë në programit e dueleve. Një alternativë do të ishte shtimi i një faze ekstra për grupe, me tetë çerekfinaliste që mund të ndahen në dy grupe me nga katër skuadra, me dy të parat që avancojnë për në gjysmëfinale.
Si pjesë e planit të ri, klubet që arrijnë në katër vendet e para, do të kualifikohen automatikisht në fazën e grupeve për sezonit të ardhshëm, pavarësisht nga renditja në kampionatin e tyre respektive. UEFA ndërkohë kërkonq ë të parandalojë çdo veprim nga Real Madrid dhe FIFA për krijimin e një Superlige Botërore, teksa ndeshjet shtesë mund të shërbejnë për t’i dhënë fund ideve që kanë qarkulluar më parë në mediat të ndryshme. /Rozalb Lika-Koha Jone/