Detajet e kontratës, shpërblim 6 mln euro për sjellje të mirë ndaj tifozëve

Zbulohen detaje të reja nga kontrata e Neymar e nënshkruar me PSG në vitin 2017. Në veçanti spikat një klauzolë prej 6 milionë eurosh në vit në këmbim të një sjellje etike ndaj tifozëve.

Sipas Mundo Deportivo ka një bonus prej 541 mijë eurosh në muaj për një sjellje të mirë nga braziliani në fundin e ço ndeshje. Për më tepër, PSG është siguruar që sulmuesi të përmbahet ndaj “çdo lloj propagande politike ose fetare që mund të dëmtojë klubin”. /R.Lika-Koha Kone/

 

SHKARKO APP