Detajet e transferimit të Armando Brojës te Burnley, zbulohet sa do të përfitojë Chelsea

Armando Broja ka firmosur me Burnleyn një kontratë pesëvjeçare, duke kaluar përfundimisht nga radhët e Chelseat te klubi i sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

“Sky Sport News” bën me dije se nga ky transferim blutë e Londrës, pritet të përfitojnë plot 15 milionë paund.

Mësohet se Burnley fillimisht do të paguajë 10 milionë paund si një tarifë fikse për shërbimet e sulmuesit shqiptar, plus një shumë të mundshme prej 5 milionë paund në formën e bonuseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shifër relativisht e kënaqshme, duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar Brojën gjatë sezoneve të fundit. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 12 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?