DETAJET/ Në Portugali e bëjnë thuajse zyrtare, Boavista blen talentin e Skënderbeut

Mungon vetëm firma mbi kontratë, po Agon Elezi tashmë mund të quhet futbollisti më i ri i Boavistës. Gazeta e njohur “Record” në Portugali, raporton se talenti 19-vjeçar i Skënderbeut do të jetë përforcimi më i ri i klubit të njohur.

Klubi korçar do të mbajë 10 për qind të kartonit të futbollistit si dhe do të përfitojë plotë 400 mijë euro. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut do të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, teksa për të do të jetë një shans i mirë për të treguar vlerat edhe në një kampionat shumë më cilësor se Superliga dhe pse jo për të luajtur në ndonjë ekip edhe më të madh.

Nga ana tjetër Skënderbeu arkëton një shifër të konsiderueshme që do të shërbejë për të përballuar sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP