Detajet që duhet të dini për sfidën hapëse të Kupës së Botës, Katar-Ekuador
Kupa e Botës do të nis sot në orën 17:00 dhe sipas traditës do të jetë Katari që do të nis turneun. Kombëtarja vendase do të presë Ekuadorin në hapjen e Kupës së Botës 2022 para 60,000 tifozëve në stadiumin “Al Bayt”.
Katari është kualifikuar automatikisht pa pasur nevojën për të luajtur sfida kualifikuese, ndërkohë që nga ana tjetër ekipi amerikano-jugor arriti vetëm në vendin e katërt në Conmebol, por që ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar para Perusë. Polemikat nuk munguan për shkak se lojtari kolumbian Bajron Castillo u paraqit me një moshë të rreme.
Katari ka patur katër miqësore para turneut të Kupës së Botës, duke i fituar të katërta. Ata fituan 1-0 ndaj Kombëtares sonë, ndërkohë që dolën fitues edhe ndaj Panamasë, Hondurasit dhe Guatemalës. Polemikat nuk kanë munguar dhe për shkak të dhënies së shumë penalltive në favor të tyre. Ekuadori nga ana tjetër nuk ka arritur të shënojë në asnjë nga 3 ndeshjet testuese.
Formacionet e mundshme