Deulofeu dëshiron Milanin, por ka një problem të madh

Milani është duke zhvilluar një sezon katastrofal dhe si pasoj është shumë larg parashikimeve të drejtuesve të skuadrës.

Boban dhe Maldini do mundohen të ndërhyjnë në merkato për të parandaluar këtë situatë. Emri më i lakuar për të mbërritur tek kuqezinjtë është Gerard Deulofeu. Sulmues 25-vjeçar I Watfordit ka shprehur dëshirën të rikthehet te Milani. Siç raporton “Calciomercato.it”, transferimi i tij në Itali është shndërruar në një obsesion.

Diçka e tillë është mjaft e vështirë të ndodhë për shkak se Ëatfordi kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë, por jo shumën e kërkuar nga anglezët. Situata për Watfordin nuk është pozitive, ndaj operacioni është gati i pamundur.

SHKARKO APP