Dhëndër në Serbi, Freuler: Xhaka nuk do të ketë nevojë nesër për truprojë, asgjë s’do të ndodhë!
Remo Freuler, futbollisti i kombëtares zvicerane dhe dhëndër në Serbi, ka folur për ndeshjen e ardhshme ndërmjet ekipit të tij dhe Serbisë në Ligën e Kombeve, e cila do të luhet të shtunën në orën 20:45.
Freuler është i martuar me Kristinom Sivcic, një grua serbe e cila ka lindur në Zvicër. Mediat serbe e kanë cilësuar si “truprojë” të Granit Xhakës, pasi ka qenë i përfshirë në incidentet që kanë ndodhur në duelet mes helvetëve dhe Serbisë.
“Do të jesh truprojë i Xhakës?”, është pyetja që i shtrojnë mediat serbe Freuler.
“Nuk mendoj se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme. Asgjë nuk do të ndodhë. Disa provokime janë normale, por duhet të punosh dhe mendosh vetëm për futbollin.
Është një ndeshje normale kualifikuese, ka të bëjë me futbollin dhe asgjë tjetër”, deklaroi Freuler, shoku i Xhakës në kombëtaren zvicerane. /R.Lika-Koha Jonë/