“Dhimbje” koke për Conten, Handanovic dëmtohet dhe rrezikon derbin

Soccer Football - Champions League - Group F - Slavia Prague v Inter Milan - Eden Arena, Prague, Czech Republic - November 27, 2019 Inter Milan's Samir Handanovic during the warm up before the match REUTERS/David W Cerny

Nuk kanë fund dëmtimet në shtëpinë e Interit. Zikaltrit do të përballen me Udinesen në Friuli, ndërsa me skuadrën nuk kanë udhëtuar Sensi, Gagliardini, Borja Valero, Lautaro Martinez dhe Samir Handanovic, me kapitenin që ka mbetur jashtë listës në mënyrë të befasishme.

Shkak është bërë një problem në gisht i gardianit slloven, që vazhdimisht ka qenë një garanci mes shtyllave të portës zikaltër, por që përveç ndeshjes përballë të shkuarës së tij, rrezikon seriozisht të mungojë edhe në derbin ndaj Milanit, të dielën e ardhshme.

Për sfidën e qytetit ndaj kuqezinjve do të mungojë edhe Lautaro Martinez, që është pezulluar me dy ndeshje.

SHKARKO APP