“Dhimbje koke” për Klopp, mesfushori do të mungojë 1 muaj e gjysmë
Liverpool në fundjavë nuk shkoi me shumë se një barazim 2-2 ndaj Fulhamit. Thiago Alcantara do të mungojë rreth 1 muaj e gjysmë.
Mesfushori spanjoll u largua nga Craven Cottage me një problem në gju në minutën e 51-të dhe sipas “The Athletic”, ai do të mungojë për një kohë të gjatë.
Thiago pritet të rikthehet në mes të shtatorit, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Crystal Palace, Bournemouth, Newcastle, Everton, Wolves, dhe në derbin kundër Manchester United.