Dhjetori muaj i të vërtetës për Milanin, mes Superkupës dhe kampionatit vendoset gjithçka

Ashtu si një “kalendar i adventit”, dhjetori i Massimiliano Allegrit mund të shënojë lindjen e një Milani sërish konkurrues. Brenda pak ditësh, me dy përballje të rëndësishme kundër Lazios dhe finalizuar me sfidën e Superkupës ndaj Napolit, kuqezinjtë do të përcaktojnë një pjesë thelbësore të së ardhmes së tyre. Muaji dhjetor është “brenda ose jashtë”, pa rrugë të mesme.

Milanit i buzëqesh forma e shkëlqyer ndaj ekipeve të mëdha: fitore me Romën, Napolin, Interin e Bolognën dhe barazim në fushën e Juventusit. Në këto pesë sfida, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një gol dhe ai me penallti ndaj Napolit, ndeshje që e luajtën pjesën e dytë me një lojtar më pak. Falë edhe pritjes vendimtare të Maignan ndaj Calhanoglu, mbrojtja ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Përballja e së shtunës me Lazion është testi i fundit ndaj një ekipi të madh. Bardhekaltrit, të cilët shpesh luhaten kundër ekipeve të vogla, për Milanin mund të jenë “bekim”, sepse e detyrojnë skuadrën e Allegrit të mbrohet fort, të shfrytëzojë kundërsulmin dhe të tregojë kompaktësinë që e ka dalluar gjatë këtij fillimi sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë ditë më vonë, sërish ndaj Lazios, këtë herë në transfertë, Milani do të luajë një tjetër ndeshje vendimtare: sfidën e Kupës së Italisë për një vend në çerekfinale. Meqenëse këtë sezon kuqezinjtë nuk kanë angazhime europiane, ky trofe është një nga objektivat kryesorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjithë kjo vjen vetëm pak javë para ndeshjes së Superkupës së Italisë, më 18 dhjetor në Riad, ku Milani do të ndeshet me Napolin (ndërsa Interi sfidon Bolognën në ndeshjen tjetër).

Viti 2025 do të mbyllet më 28 dhjetor në “San Siro” kundër Veronës. Ndërkohë, mes sfidave me Lazion dhe Napolin, kuqezinjtë do të përballen me Torinon në transfertë dhe me Sassuolon në shtëpi, dy prova të rëndësishme që kërkojnë kujdes maksimal.

Dhjetori pritet të zbulojë ambiciet reale të Milanit, i cili deri tani ka humbur vetëm një ndeshje në kampionat (në javën e parë ndaj Cremoneses, rekord që e ndan me Comon) dhe ka lënë pas emergjencën e dëmtimeve që ia vështirësoi nisjen e sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?