Dhuna ndaj arbitrave, FSHF-ja: Do ndërpresim kampionatin

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në një konferencë për mediat, foli për ngjarjen e ndodhur në përballjen Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti.

Shulku ka akuzuar Policinë e Shtetit për trajtim selektiv të klubeve gjatë sfidave të futbollit. “Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë”, ka thënë mes të tjerash numri ai.

Shulku ka përsëritur edhe një herë ultimatumin e FSHF-së. ”Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?