Dhunë në futbollin shqiptar, tifozët e Skënderbeut godasin arbitrin anësor (VIDEO)

Dhuna në kampionatin shqiptar nuk ka të ndalur dhe kohët e fundit po bëhen më të shpeshta sulmet nga ana e tifozëve. Rasti i fundit ka ndodhur në sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila u luajt në Korçë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, arbitri anësor u godit me një send pas koke, duke bërë që loja të ndalohej për disa minuta. Arbitrit iu dha ndihma e menjëhershme nga stafi mjekësor.

Një ngjarje e ngjashme ëndodhi edhe në sfidën që korçarët luajtën në shtëpi përballë Partizanit, ku anësori Orgest Grabova pësoi një çarje në kokë në minutat e fundit të sfidës.

SHKARKO APP