Dhunohet futbollisti i Egnatias para ndeshjes ndaj Kastriotit, por sfida luhet normalisht
Sporti E Shtunë, 30 Prill 2022 17:48
Një episod i shëmtuar është parë sot në Kamzë, para takimit të Kastriotit me Egnatian, sfidë kjo që shkon për llogari të Abissnet Superiore.
Mësohet se disa individë, në bashkëpunim me anëtarë të ekipit krutan kanë goditur sulmuesin e ekipit nga Rrogozhina, Pedro Augusto.
Egnatia kanë kërkuar që 90 minutëshi të mos luhet për shkak të kushteve të papërshtatshme dhe tensionit të lartë, por FSHF nuk ka pranuar diçka të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

