Di Canio: Juventus nuk ka thellësi teknike, Interi ka ndryshuar me Chivu

Në prag të përballjes së shumëpritur mes Interit dhe Juventusit, ish-sulmuesi italian Paolo Di Canio ka dhënë këndvështrimin e tij për “Tuttosport”, duke analizuar momentin që po kalojnë dy gjigantët e futbollit italian.

Sipas tij, Interi po përjeton një fazë rritjeje të dukshme, duke reflektuar qartë idetë e trajnerit Cristian Chivu. Di Canio thekson se skuadra zikaltër ka nisur të përvetësojë filozofinë e re, e cila në pamje të parë mund të dukej e thjeshtë, por që kërkonte kohë për t’u zbatuar pas katër sezonesh nën drejtimin e Simone Inzaghi.

“Chivu ka sjellë një frymë të re. Ai kërkon më shumë vertikalitet në lojë dhe një presion më të lartë. Ka ndryshuar qasjen e mesfushorëve, duke lënë mënjanë lojën e ndërlikuar dhe prekje të panevojshme, për t’i dhënë prioritet vendosmërisë dhe vendimmarrjes së shpejtë”, vlerëson Di Canio. Sipas tij, kombinimi i këtyre elementeve ka bërë që Interi të menaxhojë më mirë ndeshjet dhe t’i mbyllë ato më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, analiza për Juventusin është më e balancuar: “Pas disa provash, u rikthye rendi. U vendos një sistem i qartë loje dhe kërkesa specifike për çdo lojtar. Në dy muajt e fundit, skuadra po jep maksimumin”, shprehet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, Di Canio paralajmëron se për të ruajtur këtë nivel, Juventusi duhet të mbajë intensitet të lartë në çdo ndeshje. Në të kundërt, rrezikon të rikthejë problemet e vjetra, sidomos në repartin defensiv, siç u pa në sfidat ndaj Atalantën dhe Lazion. Ai shton se kërkesat e larta të Spallettit mund të rëndojnë mbi një skuadër që nuk ka thellësi të madhe teknike, duke lënë të hapur edhe çështjen e menaxhimit të energjive në fazën vendimtare të sezonit: “Spalletti kërkon shumë nga një ekip me pak thellësi teknike”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?