Di Gregorio nuk po bind, Juventus hidhet në sulm për portierin e Tottenhamit
Portieri italian Guglielmo Vicario mund të largohet në fund të sezonit nga Tottenham dhe të rikthehet në Serie A. Sipas mediave italiane, gardiani i “Spurs” po mendon seriozisht një rikthim në Itali, mes nostalgjisë dhe një periudhe jo shumë të suksesshme në Angli.
Një nga klubet më të interesuara për të është Juventus, e cila pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në repartin e portës. Aktualisht, portieri titullar Michele Di Gregorio mund të largohet drejt Premier League, ndërsa zëvendësi Mattia Perin mund të rikthehet te Genoa.
Në këtë situatë, drejtuesit bardhezi e shohin Vicario-n si zgjedhjen ideale për portën. Thuhet se kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe portieri ka dhënë sinjale pozitive për një transferim të mundshëm. Tottenham kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa paga prej rreth 2.6 milionë eurosh në sezon nuk konsiderohet problem për klubin torinez.
Megjithatë, Juventusi përballet me konkurrencë, pasi edhe Inter dhe Roma kanë shfaqur interes për portierin italian. Një alternativë tjetër për bardhezinjtë mbetet Marco Carnesecchi i Atalanta, por klubi bergamask kërkon rreth 35 milionë euro për transferimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

