Di Maria i shkel syrin Juventusit: Te PSG nuk më duan më!
Emri i Angel Di Marias është përmendur shpesh në listën e skuadrës së Juventusit. PSG ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me argjentinasit, teksa që nga qershori ai është i lirë që të gjejë një destinacion të ri.
“Ideja ime është që të luajë edhe një vit tjetër në Europë për të shkuar në Kupën e Botës, nëse do të grumbullohem dhe më pas të luajë në Argjentinë. Nuk e di nëse PSG kërkon që të qëndroj. Në të kundër, do të shoh mundësinë për të luajtur në një tjetër skuadër në Europë”, deklaroi Di maria për radion “Urbana Play”.
Problemi i vetëm për Juventusin mund të jetë paga e tij e lartë, që te PSG shkon në 7.5 milionë euro, por bardhezinjtë nuk kërkojnë t’i ofrojnë një shifër të tillë. /R.Lika-Koha Jonë/