Di Maria ishte pranë Juventusit, por bashkëshortja bëhet pengesë për transferimin

Angel Di Maria dhe Juventus duket se ishin shumë pranë një akordi, por sa më shumë ditë kalojnë dy palët largohen nga njëri-tjetri. Në media qarkulluan shpejt lajmet se kanë nisur bisedimet teksa tashmë pritet një përgjigje përfundimtare nga 34-vjeçari.

Mediat spanjolle janë të sigurta se argjentinasi do ta refuzojë “Zonjën e Vjetër”. Kjo për shkak të gruas së tij, e cila nuk kërkon që të jetojë në Torinos, por do t’i pëlqente Barcelonën ose Lisbonën, pasi edhe Benfica ku Angel di Maria ka luajtur më parë, është një opsion.

Gjithsesi ende nuk ka diçka zyrtare dhe përgjigjja e lojtarit pritet të kuptohet brenda kësaj jave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?