Di Maria merr kohë për vendimin, Juventus qëndron në pritje
Nuk ka ende asnjë lajm të ri për të ardhmen e Angel Di Marias te Juventusi, teksa po kalon pushimet në Ibiza. Bardhezinjtë i kanë ofruar një kontrate me vlerë 7 milionë euro në sezon, plus dhe opsionin për rinovim në sezonin pasardhës.
Argjentinasi ndërkohë synon rikthimin në Argjentinë, por një lëvizje e tillë mund të shtyhet për sezonin e ardhshëm. Futbollisti ka marrë dhe dy-tre ditë të tjera në dispozicion për të vendosur për të ardhmen, teksa do të japë një vendim brenda kësaj jave.
“Zonja e Vjetër” kërkon të forcojë sulmin pas largimit të Dybala-s, teksa e sheh argjentinasin si zëvendësuesin perfekt të paktën për një sezon për shkak të moshës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

