Di Maria një hap larg Juventusit, zbulohen detajet e kontratës
Di Maria dhe Juventus po afrohen gjithnjë e më shumë. 34-vjeçari ka vendosur t’i thotë lamtumirë PSG-së dhe të qëndrojë në Evropë.
Ndër hipotezat që ishin në tavolinën e Fideos edhe ajo e së shkuarës, Benfica, por negociata e lindur me Juventusin pati menjëherë kushte pozitive.
Një kontratë me vlerë 7 milionë euro në sezon është gati për anësorin argjentinas, teksa aktualisht fiton 10 milionë euro në klubin francez. Juventus i ofron kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.
Di Maria duket i gatshëm të provojë një aventurë në kampionatin italian dhe të ndihmojë “Zonjën e Vjetër” që të rikthehet te sukseset.
KOHA JONË SONDAZH

