Di Maria prezantohet te Juvja: Mendova rikthimin në Argjentinë, por këtu më ka pritur shumë mirë
Angel Di Maria ka bërë prezantimin e tij zyrtar me skuadrën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas është shprehur i lumtur në këtë aventurë të re si dhe ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që munda të vesh këtë fanellë. Të gjithë më kanë pritur me ngrohtësi. Dua të fitojë me çdo kusht dhe që nuk i pëlqen të humbasë.
Mendoja që të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithçka ndryshon. Do mundohem të jap maksimumin. Jam i fokusuar te Juventusi, kombëtarja vjen më pas, nuk mendoj që të përfitoj nga Juve për kombëtaren. Jam këtu për të fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur.
Krahasimi me Maradonën? Diego është Diego. Kam një raport të bukur me Buffon, është person fantastik. Fola me të ditën që firmosa. Ai më tha që të vija këtu. Gjithsesi qëndroj me këmbë në tok dhe do të jap më të mirën timë”, tha Di Maria në konferencën për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

