Dibala me “zemër të madhe”, suprizon çiftin e varfër italian (VIDEO)
“Ylli” i Juventusit, Paolo Dibala, ka menduar t’i falë pak lumturi një tifozi të cilit në jetën e përditshme i duhet të kalojë shumë peripeci. I ftuar në emisionin e “Canale 5”, “C’e Posta per te”, “La Yoya” është bërë pjesë e historisë së Luanas dhe Zhuzepes, me gruan që ka dashur t’i bëjë një dhuratë unike bashkëshortit të saj, tifoz i madh i Juves.
Çifti jeton në Torino në kushte të vështira ekonomike dhe me dy fëmijë të vegjël. Pasi Xhuzepe ka humbur punën, të dy kanë qenë të detyruar të transferohen në një papafingo ku kanë provuar të mbijetojnë falë ndihmës së miqve dhe të afërmve.
Por Luana ka dashur t’i thotë bashkëshortit se “nuk duhet të reshtësh kurrë së ëndërruari” dhe që të mos shqetësohet sepse ajo e do gjithsesi. “Gjithçka kalon kur jemi bashkë, sepse gjërat materiale vijnë dhe shkojnë dhe, herët ose vonë”, do të vijë dhe jeta e duhur edhe për ne. Jemi të varfër, por të pasur me dashuri”. Dibala i ka dhuruar një fanellë, një abonim vjetor për të ndjekur nga pranë ekipin e zemrës, Juventusin Zhuzepes, i cili ishte shumë i emocionuar dhe i përlotur.
KOHA JONË SONDAZH

