Diego Costa bën gati firmën me ekipin e Seria A, synohet dhe Pastore
Diego Costa është në prag të rikthimit në Europë. Sulmuesi brazilianpas aventurës me Atletico Mineiron, do të luajë në Serinë A, me Salernitanën.
Ekipi i vendit të fundit në kampionatin italian po kërkon një mrekulli dhe duke i bashkuar në sulm ish-lojtarin e Atletico Madrid dhe Chelsea veteranit Franck Ribery, beson se mund të arrihet mbijetesa.
Diego Costa do të firmosë deri në qershor, me mundësinë për rinovim kontrate edhe për një sezon tjetër, nëse Salernitana nuk bie në Serinë B.
Përveç sulmuesit, Salernitana po mendon të kthejë në Itali edhe argjentinasin Javier Pastore, i cili aktualisht luan me Elche.