Diego Costa njëlloj si Messi dhe Ronaldo, dënohet me 6 muaj burg

Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, futbollisti i radhës që dënohet për shmangie të taksave është sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Costa.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi me origjinë braziliane, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën, është dënuar me 6 muaj burg, të cilin mund ta shmangë nëse paguan një shifër prej 36 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për një kontratë të cilën sulmuesi e nënshkroi me “Adidas” në verën e 2014-ës, pak para se të largohej drejt Chelsea-t, por që nuk e deklaroi në organet tatimore spanjolle, duke shmangur detyrimet fiskale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?