Diego Costa pezullohet tre javë, humb ndeshjen me Manchester City

Hidhet poshtë apelimi i qendërsulmuesit, Diego Costa, i cili ishte ndëshkuar në bazë të provës televizive pasi kishte shkelur Emre Can, në minutën e 12-të të ndeshjes Chelsea-Liverpul, gjysmëfinale e kthimit të Kupës së Ligës që u luajt të martën e kaluar. Ai do të mungojë kështu në përballjen kryesore me rivalët e Manchester Sity. Diego Costa pezullohet përfundimisht për 3 javë nga komisioni i Disiplinës. Sulmuesi do të fillojë ta shlyejë dënimin që këtë të shtunë ndaj Manchester City, në përballjen e kreut të Premier League, dhe do të jetë jashtë skuadre edhe kundër Aston Vila, në 7 shkurt dhe ndaj Evertonin, 4 ditë më pas. Costa ka shënuar 17 gola për Chelsean dhe është kryegolashënuesi aktual në Angli. Sipas statistikave, kur nuk luan Diego Costa përqindja e fitoreve të Chelsea zbret nga 73.7% në 66.7%.  Aspekti negativ i rendimentit të futbollistit që u ble nga Atletico e Madridit verën e kaluar është pikërisht disiplina në fushë. Në 27 ndeshje të luajtura në total me blutë, sulmuesi është ndëshkuar me 8 kartonë të verdhë, 7 herë në Premier dhe një herë në “League Cup”. Mungesa e futbollistit që me siguri do të zëvendësohet ndaj Manchester City nga Didier Drogba nuk është i vetmi problem për Mourinhon pasi edhe Fabregas i dëmtuar pritet të mos jetë në përballjen e kësaj të shtunë, ndërsa në kampin tjetër atë të Manchester City ,një mungesë e rëndësishme është ajo e Yaya Toure që është i impenjuar me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?