Diego Costa sulmon keq Conten: Ndoshta është kaq i hidhur, sepse nuk bën seks në shtëpi

Diego Costa ka rihapur publikisht përplasjen me Antonio Conten, duke përdorur tone shumë të ashpra. I ftuar në podcast-in e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi italo-brazilian, aktualisht pa skuadër, ka sulmuar rëndë trajnerin aktual të Napolit, duke ndarë qartë aftësitë e tij taktike nga ana njerëzore.

“Si person është trajneri më i keq që mund të kesh. Është dyshues, mendon se di gjithçka vetë. Është gjithmonë i zemëruar, gjithmonë me fytyrë të ngrysur”, ka deklaruar Costa, duke shtuar më pas edhe një insinuatë personale shumë polemike: “Ndoshta është kaq i hidhur sepse nuk bën seks në shtëpi”.

Sipas Diego Costës, klima negative nuk ishte vetëm mes tij dhe Contes, por prekte të gjithë dhomën e zhveshjes së Chelseat: “Nuk është e këndshme të stërvitesh me të. Lojtarët donin që unë të kthehesha, por askush nuk e pëlqente trajnerin dhe për këtë arsye nuk qëndroi gjatë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja mes dyshes daton që nga viti 2017, kur pas fitimit të Premier League, Conte e përjashtoi Costën nga projekti me një mesazh të famshëm: “Nuk je më pjesë e planeve”. Një vendim që çoi në një konflikt të ashpër dhe në rikthimin e sulmuesit te Atletico Madrid. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?