Dikur e krahasonin me Messin, braziliani Paulinho bën copash makinën 500 mijë stërlina

Braziliani Paulinho që dikur krahasohej nga Santos me Leo Messin, ka shkatërruar makinën e tij luksoze, McLaren 600LT, pasi prej lagështisë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Pjesa e përparme e makinës së tij, që kushton 500 mijë sterlina, është shkatërruar, ndërsa vetë Paulinho ia ka hedhur pa ndonjë dëmtim.

Ngjarja ka ndodhur në Ceilandia në Brazil dhe një kalimtar e ka filmuar Paulinho teksa qëndronte pranë makinës së tij të përplasur, ndërkohë që binte shi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani, 27 vjeç, i cili luan në Kinë me Shanghai Port, ka folur për mediat braziliane dhe ka theksuar se do të blejë një tjetër McLaren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?