Dilema e madhe/ A do të jetë Broja gati për Play Off e Kombëtares?
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, vazhdon të jetë jashtë fushave dhe situata e tij fizike mbetet ende e paqartë. Bomberi i Burnley nuk luan që prej 7 shkurtit dhe rikthimi i tij në fushë duket se do të kërkojë ende kohë.
Trajneri i Burnley, Scott Parker, deklaroi pak ditë më parë se Broja nuk është ende gati për t’u aktivizuar dhe se i duhen edhe disa javë për të arritur formën e duhur. Sipas mediave britanike, sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen ndaj AFC Bournemouth, e planifikuar për 14 mars.
Parashikohet që Broja të mund të rikthehet në fushë në përballjen kundër Fulham më 21 mars, megjithatë gjendja e tij do të monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, kjo situatë krijon pikëpyetje edhe për përfshirjen e tij në ndeshjet “play-off”. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, duhet të vendosë nëse do të mbështetet sërish te Broja, i cili në kualifikueset e fundit ka qenë shpesh titullar pavarësisht problemeve fizike.
KOHA JONË SONDAZH

