Dinamo – 3 pikë nga FIFA, venitet “ëndrra” Superiore, shkak serbi Putinçani

Detyrimet ndaj serbit Marko Putinçani ndëshkojnë rëndë ekipin e Dinamos, që pretendon sezonin tjetër të rikthehet në Kategorinë Superiore. Skuadra kryeqytetase është penalizohet nga FIFA me tre pikë, duke zbritur në vendin e 5-të, në klasifikim. Dinamo ndodhej në vend të dytë, dy pikë pas Lushnjës, pas ndeshjeve të javës së 15-të në Grupin B të Kategorisë së Parë. Por pas penalizmit, ka zbritur në kuotën e 21 pikëve, edhe pas Butrintit, Bylis e Sopotit. Putinçani ishte aktivizuar me Dinamon kur kjo skuadër fitoi për herë të fundit titullin kampion më 2008 dhe një sezon më pas. Ai u largua dhe më pas pretendoi se nuk ishte paguar në bazë të kontratës. Serbi u ankua në FIFA, dhe kjo e fundit vendosi të penaizojë me tre pikë blutë kryeqytetas, që kanë marrë kësisoj një goditje të fortë në ambicjet e tyre për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?