Dinamo bën goditjen e madhe në merkato, transferon Lorenco Vilën

Lorenco Vila është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamos. Pas largimit nga Teuta, kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë prezantuar sulmuesin si përforcimin më të ri të skuadrës.

Vila ishte një dëshirë e presidentit të klubit Ardian Bardhi dhe trajneri Di Biaxho dha edhe konfirmimin e tij. Durrsaku firmosi një kontratë 3-vjeçare, ndërsa Teuta ka mbajtur 25% të kartonit të lojtarit.

Ai luajti për 7 vite me skuadrën durrsake, teksa fitoi një herë titullin kampion, dy herë Superkupën dhe një Kupë Shqipërie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?