Dinamo bën tjetër goditje, rikthen pas 8 vitesh Eni Imamin

Dinamo nuk di të ndalet në merkato. Blutë e sapo kthyer në elitën e futbollit shqiptar sot kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Eni Imami, pasi kishin arritur marrëveshjen me të prej kohësh.

“Mbrojtësi Eni Imami është firma e radhës për Dinamon. 28-vjeçari pas eksperiencave në disa klube në Superiore rikthehet në shtëpi, aty ku nisi karriera futbollistike. Imami është bashkuar sot me skuadrën në Pogradec”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë.

Imami mund të luajë në disa role, si mesfushorë me tipare mbrojtësi, por dhe në qendër e në krah të mbrojtjes. Dinamo ka qenë klubi i tij i parë, ndaj dhe ky shihet si një rikthim.

 

 

SHKARKO APP