Dinamo dhe Shkëmbi “ndahen” përfundimisht
Humbja ndaj Kastriotit pak ditë më parë rezultoi “fatale” për Bledi Shëkmbin, i cili nuk do të jetë më trajneri i Dinamos për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi i Dinamos e ka konfirmuar lajmin e largimit të Shkëmbit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se pas takimit mes presidentit Adrian Bardhi dhe Shkëmbit, palët kanë rënë dakort që të ndajnë rrugët mes tyre.
Rezultatet e dobëta të arritura nga blutë në kampionatin shqiptarë kanë bërë që drejtuesit të rishikonin pozicionin e trajnerit të tyre, me rrezikun e mbijetesës që i shqetëson vazhdimisht.
“FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet nga ana e klubit.
Blutë mendohet se e kanë zëvendësuesin e Shkëmbit brenda skuadrës, me Bledar Devollin që pritet të marrë drejtimin e skuadrës që në ndeshjen derbi kundër Partizanit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë që luhet ditën e enjte në “Air Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

