Dinamo dhe Skënderbeu bëjnë paqe, VAR anulon dy gola
Dinamo dhe Skënderbeu e mbyllën ndeshjen në një barazim pa gola, i dyti radhazi me të njëjtin rezultat për kryeqytetasit. Në “Elbasan Arena” të dy skuadrat ishin më të interesuara të mos pësonin dhe prisnin të përfitonin nga gabimet e kundërshtarit.
Skënderbeu gjeti golin, që u anulua nga VAR-i për një faull në sulm. Pjesa e dytë foli më shumë për Dinamon, që krijoi disa mundësi dhe shënoi një gol spektakolar me Siljanovskin, por edhe këtë herë protagonist u bë VAR-i, që e anuloi për një pozicion jashtë loje.
Në fund të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë dhe mbetet në të njëjtën kuotë pikësh në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

