Dinamo dhe Vllaznia bëjnë paqe në Elbasan, spikat portieri 17-vjeçar Simoni
Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”. Dueli i javës së 14 të Abissnet Superiores u mbyll pa gola. Kryeqytetasit vinin pas tre humbjesh radhazi dhe treguan një fytyrë krejt tjetër në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe duke kërcënuar në 2-3 raste mjaft të mira shënimi.
Shkodranët u zgjuan vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes, ku në të paktën 3 raste i shkuan shumë pranë golit, por gardiani 17-vjeçar Simoni bërui disa ndërhyrje mjaft të mira në debutimin e tij.
Pas këtij barazimi, Vllaznia barazon Kukësin me 24 pikë në vendin e dytë të renditjes, ndërkohë që Dinamo shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7-të.
KOHA JONË SONDAZH

