Dinamo e Lushnja “frenohen”, marshon Tërbuni i Pukës

Tre ekipe në Grupin A dhe pesë ekipe në Grupin B nuk heqin dorë nga pretendimet për t’u ngjitur në një kategori më lart. Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15-të në Kategorinë e Parë, duke dhuruar surpriza sa i përket kryesuesve të Grupit B, ku janë ndalur Dinamo e Lushnja.

Grupi A

Takimet e javës së 15-të të Kategorisë së Parë, në të dyja grupet e kësaj kategorie janë mbyllur me një fitore tenistike të një prej ekipeve pretendente për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Kështu Tërbuni i Pukës fitoi ndaj Adës me rezultatin 7-0. Por në Grupin B të Kategorisë së Parë, edhe ndjekësit më të afërt të pukjanëve, Mamurrasi e Besëlidhja kanë fituar ndeshjet  e tyreme rezultatin 2-0, respektivisht ndaj Veleçikut dhe Besës. Burreli mori një trepikësh në shtëpi ndaj Kastriotit, pas suksesit 3-1. Pa gola është ndarë Iliria dhe Kamza në takimin e luajtur në Fushë-Krujë. Grupin e Veriut e kryeson Tërbuni me 39 pikë, i ndjekur nga Mamurrasi me 1 më pak dhe Besëlidhja në kuotën e 35 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi B

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ekipet kryesuese Lushnja dhe Dinamo nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në takimet ndaj kundërshtarëve të tyre, duke u dhënë mundësi skuadrave të tjera të afrohen dhe të pretendojnë ngjitjen në Superiore. “Lagunarët” janë ndarë në “paqe” kundër Butrintit me rezultatin 0-0. Por me të njëjtat shifra është ndalur edhe Dinamo në Peqin, ndaj Shkumbinit. Bylis i afrohet kreut pas fitores ndaj Tomorit me rezultatin 1-0, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Edhe Sopoti rikthehet te suksesi pas triumfit 2-1, në fushën e vështirë të Pogradecit. Në Grupin e Jugut vlen të theksohet edhe  fitorja minimale e Naftëtarit ndaj Luftëtarit, e arritur në Kuçovë, falë golit të Kopaçit. Grupin B e kryeson Lushnja me 26 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 24 pikë dhe Bylis e Sopoti me nga 23 pikë.

 

 Kategoria e Parë

Grupi A

Burreli-Kastrioti                             3-1

Shënues: Pirani 69’, 72’, Vata 76’/ Sulejmani 47’

Iliria-Kamza 0-0

Besëlidhja-Besa                             2-0

Shënues: Gjorgjeviç 35’, Marashi 66’

Veleçiku-Mamurrasi                       0-2

Shënues: Fonseka 27’, 66’

Ada-Tërbuni                                 0-7

Shënues: Kepi 8’, Djarmati 35’, Mziu 43’, Kabuni 48’, Greca 53’, 63’, 75’

 

Klasifikimi

Tërbuni                39

Mamurrasi            38

Besëlidhja            35

Burreli                 19

Iliria                     17

Kamza                 16

Kastrioti               13

Besa                   12

Ada                    11

Veleçiku               7

 

 

GRUPI B

Pogradeci-Sopoti           1-2

Shënues: Pengu 61’ / Idrizaj , 35’ Begeja

Bylis-Tomori                  1-0

Shënues: Basriu 46’

Naftëtari-Luftëtari         1-0

Shënues: Kopaçi 9’

Lushnja-Butrinti             0-0

Shkumbini-Dinamo         0-0

 Klasifikimi

Lushnja               26

Dinamo               24

Butrinti                23

Bylis                    23

Sopoti                 22

Pogradeci            19

Tomori                18

Luftëtari              17

Shkumbini           15

Naftëtari              15

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?