Dinamo kërkon të shkruajë historinë, sfidon sot Jagellonia-n në Poloni

Dinamo City është gati të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e saj europiane. Pas një rrugëtimi mbresëlënës në Kupat e Europës, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë të fazës “play-off” të UEFA Conference League.

Pengesa e radhës për blutë është skuadra polake Jagiellonia Białystok, një ekip me përvojë të konsiderueshme në arenën europiane dhe me një formacion të fortë e të disiplinuar. Megjithatë, për Dinamon kjo sfidë nuk shihet si e pakalueshme, sidomos duke pasur parasysh performancën e shkëlqyer që treguan përballë gjigantëve kroatë të Hajduk Split, ku në stadiumin “Air Albania” zhvilluan një ndeshje spektakolare, fituan 3-1 dhe siguruan me meritë kalimin në këtë fazë historike.

Pritshmëritë janë të larta, teksa ndeshja e parë mes Jagiellonia dhe Dinamo City do të zhvillohet sonte në orën 20:15, në stadiumin “Stadion Miejski ë Białymstoku” në Poloni. Dinamo synon një rezultat pozitiv që do t’i jepte më shumë siguri për ndeshjen e kthimit në Tiranë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?