Dinamo mund Kukësin falë një goli të Imamit, shkëlqen sërish portieri Simoni (VIDEO)
Dinamo e nis në mënyrën më të mirë vitin 2022, duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Kukësit. Ekipi i Bledi Shkëmbit e filloi shumë mirë takimin në “Elbasan Arena”, duke iu afruar golit me Sofranac, Agim Ibraimin dhe Malikjin, ndërsa Kukësi e mori veten pas minutës së 20-të.
Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, do të vinte goli i vetëm. Eni Imami shfaqi cilësitë e një sulmuesi, duke realizuar një gol shumë të bukur. Kukësi reagoi me Sofranca që ishte afër autogolit në minutat shtesë, por Simoni bën një pritje spektakolare.
Dinamo siguroi fitoren e katërt në kampionat, dhe tani ndan vendin e gjashtë me Teutën me nga 18 pikë. Kukësi mban vendin e dytë me 28 pikë, po aq sa Laçi.
KOHA JONË SONDAZH

