Dinamo nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Flamurtarit

Në një përballje të luftuar në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Flamurtari ndanë pikët pas një barazimi 1-1 në kuadër të javës së 24-t të Kategoria Superiore.

Vlonjatët e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe kaluan në avantazh që në minutën e 19-të me një penallti të realizuar nga Bolzan. Dinamo reagoi para pushimit, kur Bruno Dita barazoi rezultatin, duke rikthyer ekuilibrin në fushë.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet kërkuan golin e avantazhit, por pa sukses në përpjekjet e fundit. Me këtë rezultat, Dinamo ruan vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e parafundit me 20 pikë, duke kërkuar shpëtimin nga zona e rënies.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?