Dinamo pa trajner drejt Sarandës, përplasen në Pukë Tërbuni me Mamurrasin

Të mërkurën, më 4 mars, do të luhen edhe ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, ku spikat përplasja mes Tërbunit që kryeson Grupin A dhe Mamurrasit, që ndan vendin e dytë, me etëm një pikë pas, por nga kjo përplasje mund të përfitojë Besëlidhja e vendit të tretë, me pretendime për t’u ngjitur në një kategori më lart. Pukjanët janë grumbulluar në fillim të javës, për të mos dështuar përballë publikut të tyre.  – “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj e kemi grumbulluar që të hënën ekipin. Ne synojmë fitore dhe besojmë se do t’ia arrijmë, sepse do të luajmë përballë publikut tonë në një atmosferë të zjarrtë.”   Plori e ka të qartë se kampionati i Tërbunit nuk mbyllet më një fitore të mundshme ndaj Mamurrasit, pasi sezoni është ende i gjatë.  – “Sigurisht që sezoni është ende i gjatë dhe nuk mund të themi se me një sukses ndaj Mamurrasit e kemi arritur objektivin. Por një fitore e mundshme na vë në pozita komode dhe na bën që të punojmë më të qetë.” Javën e ardhshme Mamurrasi do të përplaset me Besëlidhjen, ndaj për trajnerin shkodran është momenti për të nisur shkëputjen. – “Duhet të fitojmë me Mamurrasin që të përfitojmë edhe nga përplasja mes Mamurrasit dhe Besëlidhjes për të krijuar një diferencë më të thellë me rivalët tanë.”

Situata në grupin e B është edhe më e ndërlikuar, pasi përveç Lushnjës kryesuese, që ndodhet në kuotën e 30 pikëve, 5 skuadra të tjera që renditen më pas, kanë pretendime, ndër të cilat edhe Dinamo, me shanse reale për vendin e parë. Por Lushnja pret këtë javë Sopotin, një ekip rival dhe në rast fitoreje shton shanset e saj për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore si dhe i jep fund ëndrrës së librazhdasve për të bërë të njëjtën gjë. Sakaq, Dinamo vazhdon të jetë në pritje të trajnerit të ri pas dorëheqjes së Dritan Mehmetit për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit. Blutë do të luajnë në Sarandë ndaj Butrintit, ku në rast se nuk fitojnë, shanset që të rikthehen ne elitë thuajse do të veniten. Për Butrintin, fitorja ndaj Dinamos mund të jetë historike, sepse do të vihet në ndjekje të Lushnjës me shanse të mëdha që të ngjitet në Kategorinë Superiore.  Duket se vendimi i Dritan Mehmetit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamon është i pakthyeshëm. Blutë e kryeqytetit kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës nën drejtimin e zëvendës-trajnerit dhe trajnerit të portierëve, ndërkohë që presidenca dinamovite ende nuk e ka gjetur pasuesin e Mehmetit. Trajneri i Dinamos dha dorëheqjen pas humbjes me Bylisin.

Grupi A

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot – 15:00

Swiss Digital Mobile Reklama

Besëlidhja -Iliria

Tërbuni – Adriatiku

Ada – Besa

Burreli – Kamza

Veleçiku – Kastrioti  (14:00)

 

Grupi B – Sot (15:00)

Shkumbini – Luftëtari

Lushnja -Sopoti

Butrinti – Dinamo

Pogradeci – Bylis

Naftëtari – Tomori 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?