Dinamo rikthehet në Superiore siç i ka hije, fiton pastër ndaj Kastriotit (VIDEO)

Dinamo e nis me një fitore bindëse në Abissnet Superiore, 9 vite pas rikthimit në elitë. 18-herë kampionët e Shqipërisë triumfuan ndaj Kastriotit në Kamëz në shifrat 0-2.Sskuadra e Bledi Shkëmbit luajti mjaft mirë dhe dominoi në çdo aspekt kundërshtarin.

Bluve u mjaftuan me pak se 40 sekonda lojë për të zhbllokuar rezultatin. Në vijim të një aksioni të gjatë, Gavazaj harkoi saktë në zonë për Chinedu, që me kokë nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Në të 19-tën erdhi goli i dytë i Dinamos, pas një kombinimi mes Ibraimit dhe Chinedu. Edhe në këtë rast i jashtëzakonshëm ish-sulmuesit e Hajdukut, që e kalon topin me parabolë mbi portierin Sali.

Në këtë rast u desh konfirmimi nga sistemi VAR për të konfirmuar golin, pasi anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Dinamo ju afrua edhe disa herë të tjera golit, por nuk do të arrinte.

 

SHKARKO APP