Dinamo shkarkon trajnerin Nevil Dede, klubi del me njoftim zyrtar
Nevil Dede nuk është më trajneri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin. Shkak për këtë vendim drastik, janë bërë rezultatet negative të arritura nga skuadra në javët e fundit. Dinamo humbi kryesimin dhe mban vendin e tretë në renditje, pas Flamurtarit dhe Skënderbeut.
Njoftimi i klubit
Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.
Tekniku 48-vjeçar dhe stafi i tij nuk do të jenë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve.
FC Dinamo e falënderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi.