Dinamo Zagreb bën gati shitjen rekord drejt Bundesligës, ja detajet

Placeholder Image

Në Kroaci po bëhen gati për një operacion të bujshëm në merkato. Dinamo Zagreb, një shkollë e jashtëzakonshme futbolli, është pranë shitjes së Josip Sutalo te skuadra e Leipzig në Bundesligë.

Futbollisti ka rënë dakord me klubin gjerman atje ku do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij, Josko Guardiola, i cili është drejt një transferimi historik te Manchester City, ku me shumë mundësi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Sutalo ndërkohë pritet të shitet për 25 milionë euro në Bundesligë, që do të ishte dhe transferimi më i madh në historinë e vendeve të ish-Jugosllavisë. Aktualisht rekordin e mban transferimi i Marko Pjaca nga Dinamo te Juventusi me vlerë 23 milionë euro ndërkohë që ekipi kroat dominon në 5 vendet e para.

Top 10 lëvizjet më të shtrenjta:

  1. Dinamo Zagreb: Marko Pjaca te Juventus për 23 milionë euro, 2016.
  2. Dinamo Zagreb: Dani Olmo te Leipzig për 22 milionë euro, 2020.
  3. Dinamo Zagreb: Luka Modrić te Tottenham për 21 milionë euro, 2008.
  4. Dinamo Zagreb: Josko Guardiol te Leipzig për 18.8 milionë euro, 2021.
  5. Dinamo Zagreb: Filip Benković te Leicester për 14.5 milionë euro, 2018.
  6. Partizani i Beogradit: Mateja Kezman te PSV për 14 milionë euro, 2000.
  7. Dinamo Zagreb: Eduardo da Silva te Arsenal për 13.5 milionë euro, 2007.
  8. Dinamo Zagreb: Marko Rog te Napoli për 13.5 milionë euro, 2017.
  9. Dinamo Zagreb: Vedran Ćorluka te Manchester City për 13 milionë euro, 2007.
  10. Crvena Zvezda: Goran Drulić te Celta për 13 milionë euro, 2001.

/R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP