Dinamo Zagreb sfidon ekipet e mëdha italiane për Shpendin

Dinamo Zagreb futet në garë për sulmuesin e Cesenas dhe Kombëtares U-21, Cristian Shpendi. Mediat kroate kanë raportuar të hënën se është trajneri i ri i Dinamo Zagreb, italiani Fabio Cannavaro që po insiston në transferimin e Shpendit gjatë këtij muaji.

Cannavaro e sheh Shpendin si përforcim të duhur për sulmin, pasi 21-vjeçari ka mrekulluar këtë sezon në Serie B të Italisë. Shpendi ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje me Cesenan, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Për Shpendin janë të shumta ekipet e interesuara. Fiorentina dhe Juventus e kanë ndjekur nga pranë, ndërsa nuk përjashtohet një kalim në Zagreb ku me siguri hapësirat për të do të jenë më të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dinamo Zagreb sfidon ekipet e mëdha italiane për Shpendin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?