Dino Zoff: Te Juventus lufton vetëm Chiellini, të tjerët flenë gjumë!
Juventus po bënë paraqitje zhgënjyese në kampionat, duke u gjendur në mesin e tabelës. Dino Zoff ka shprehur mendimin e tij rreth kësaj çështjeje duke folur dhe me tone të ashpra.
“Lojtarët duhet të kuptojnë se të luash për Juventusin nuk është thjesht të marrësh 3 pikët e të largohesh me aq. Të luash për Juven është të luftosh në fushë, të japësh maksimumin, të respektosh fanellën e të luash si të jetë ndeshja jote e fundit.
Këtë gjë vetëm Chiellinin kam parë ta bëjë, të tjerët janë në gjumë. Duhet vëmendje maksimale , ekipet e tjera e kanë kuptuar që Juventus-it i mungon përqendrimi në fushë dhe tashmë e kanë më të lehtë të fitojnë”, u shpreh Zoff.
KOHA JONË SONDAZH

