Disfata e turpshme me Anglinë, ja sa vende do humbasë Shqipëria në renditjen e FIFA-s
Humbja e turpshme me Anglinë dhe fitorja minimale ndaj Andorrës do të ndikojnë negativisht në renditjen e Kombëtares sonë për muajin nëntor. Kuqezinjtë humbasin tri vende në renditjen e re të FIFA-s, teksa nga vendi i 63-të, tashmë gjenden në të 66-tin.
Humbja 5-0 ndaj Anglisë ka pasur një efekt të madh, pasi kuqezinjtë kanë marrë vetëm 0.65 pikë nga ndeshjet e fundit. Sa për një ilustrim të thjeshtë Maqedonia e Veriut që siguroi një vend për në play-off, ka fituar 24 pikë, ose 7 vende në renditjen e FIFA-s, duke u renditur vetëm një vend poshtë kuqezinjve.
Kosova nga ana tjetër pas barazimit ndaj Greqisë ka fituar dy vende, duke shkuar në të 11-tin aktualisht. Sa i përket vendeve të para, spikat rënia e Italisë me dy vende pasi nuk siguroi një biletë për në Kupën e Botës, ndërkohë që Anglia dhe Argjentina kanë fituar nga një pozicion. /Rozalb Lika-Koha Jonë/