Disiplina ndëshkon Cërrikun, Besa zyrtarisht në Kategorinë e Parë
Besa qëndron zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pasi fitoi në tavolinë 3-0 ndeshjen kundër Turbinës. Edhe në fushë kavajasit fituan 2-0. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF i dha fitoren në tavolinë ekipit kavajas, pasi Turbina braktisi ndeshjen. Gjithashtu Turbina u ndëshkua dhe me heqjen e 3 pikëve nga renditja e sezonit. ndeshja tjetër "Play-Out" mes Tomorit e Erzenit pati po ashtu incidente, por u mbull 1-0 në favor të ekipit shijakas.
Vendimi i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit:
VENDOSI
1.KF “Beslidhja”, per per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.
2.KF “Terbuni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
3.KF “Lushnja”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
4.KF “Erzeni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 5.000(pesemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.
5.KF “Vlora” U-19, per braktisje te ndeshjes me KF “Vllaznia” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
6.Lojtari i KF “Tirana” U-19, Albi Doka, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d dhe 49/1.a te KDS.
7.KF “Vllaznimi” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia Dr” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
8.Zyrtari i KF “Brians”, Gjergj Filipi, per sjellje jo sportive dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
9.KF “Kastrioti” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
10.KF “Kastrioti” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Internacional” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
11.KF “Beslidhja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia B Tr” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
12.KF “Shkodra” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kukesi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
13.KF “Vllaznimi” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
14.KF “Butrinit” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Apollonia” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
15.KF “Alpetrol” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
16.KF “Turbina” , per braktisje te ndeshjes me KF “Besa”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi i sezonit 2015-2016 , bazuar ne nenin 55/1 te KDS. Shkeljet disiplinore te kesaj ndeshje do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardheshme te Komisionit te Disiplines.
17.Mospranimin e kerkese se KF “Rubiku”, si te paraqitur jo ne perputhje me kerkesat e rregullores dhe si te pabazuar ne prova.
18.Kerkesa e Akademise se Futbollit Dinamo, shtyhet per diten e hene, me date 25/05/2015, ora 10:00, me qellim qe te behet verifikimi i lojtareve. Sektori i Garave merr persiper njoftimin e paleve.
KOHA JONË SONDAZH

